Shala do t’i përgjigjet ftesës me 5 shkurt të këtij viti

Shala do t’i përgjigjet ftesës me 5 shkurt të këtij viti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shala do të intervistohet me 5 shkurt, këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, shkruan rtv21.tv

” Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!”, është shprehur Shala.

Kjo është ftesa e dytë për sivjet, ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Limani nga zona operative e Pashtrikut ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale me 7 janar.

Mbi 250 persona tjerë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit 2019 nga Gjykata Speciale. Disa prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë. Madje janë ftuar edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së./21Media