Digjet një shtëpi në Gjakovë, një person i lënduar

I lënduari jashtë rrezikut për jetë

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri rreth orës 22:15 në Gjakovë.

Komandanti i Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj për portalin rtv21.tv ka treguar se një person ka mbetur i lënduar, por që është jashtë rrezikut për jetë.

Është djeg një shtëpi e vjetër, e pabanuar dhe është lënduar një person, por është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjokaj.

Gjokaj ka treguar se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. /21Media

Back to top button