Një burrë plagos ish-vjehrrin në oborrin e Gjykatës në Dragash

Një tentim vrasje dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së premtes në Dragash.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se është arrestuar i dyshuari.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast. Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha Gashi./21Media

Back to top button