Doli për gjah, shoku e vrau pa dashje me armë

Dy të dyshuarit u shoqëruan në polici

Një 36-vjeçar u qëllua me armë gjahu gjatë mesnatës, me ç’rast vdiq rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi në Elbasan, në fshatin Mjekës, ndërsa viktima është Ardi Bodurri, punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan.

Sipas policisë dyshohet se Bodurri u qëllua aksidentalisht nga shokët e tij, teksa dolën për gjah.

Ndërkohë, janë shoqëruar në komisariat dy personat që ishin me 36-vjeçarin, raporton vizionplus.

Back to top button