Çmimet e naftës  shënuan ngritje si pasojë e dobësimit të valutës së dollarit 

Çmimet e naftës  shënuan ngritje si pasojë e dobësimit të valutës së dollarit 

Çmimet e naftës të martën shënuan ngritje në tregjet ndërkombëtare në nivelin mbi 51 dollarë, si pasojë e dobësimit të valutës së dollarit dhe çrregullimit të furnizimit nga Libia.

Në tregun londinez një barel naftë është rritur për 55 centë në krahasim me një ditë më herët dhe kushton 51,30 dollarë. Në tregun amerikan nafta ishte në plus 50 centë dhe një barel tregtohej për 48,23 dollarë.

OPEC, në faqen e saj të internetit, ka bërë të ditur se çmimi i një bareli naftë në rafineritë e saja të hënën kushton 48,25 dollarë, që do të thotë se ka mbetur e pandryshuar në krahasim me një ditë më parë.