Nesër aksion për mbledhjet e ndihmave në Drenas

Nesër aksion për mbledhjet e ndihmave në Drenas

Komuna e Drenasit, respektivisht, kryetari Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim që t’i dërgohet Kuvendit Komunal, propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10 000 eurove, për të ndihmuar Shqipërinë për dëmet që i janë shkaktuar nga tërmeti.

Po ashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Drenasit ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare, në mënyrë që sado pak të lehtësojnë gjendjen e familjeve në këto ditë të vështira. Për këtë çështje,  Kryetari Ramiz Lladrovci ka marrë vendim për formimin e ekipit koordinues që do të përkujdeset për pranimin dhe dërgimin e ndihmave nga bizneset dhe qytetarët.

Kësaj iniciative të komunës, i janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët kanë treguar gatishmërinë që në shtëpitë, banesat e tyre, të strehojnë familjet që janë prekur nga tërmeti.

Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe mundësi t’i ndihmojnë, mund të kontribuojnë duke u bërë pjesëmarrës në këtë aktivitet, që nesër, me datë 28.11.2019, nga ora 08:00 e mëngjesit, në oborrin e objektit të vjetër të komunës, të sjellin pako dhe gjërat e tjera që me mjet transportues kamion do të nisën për në Shqipëri.

Më poshtë gjeni listën bizneseve që kanë ofruar produkte ushqimore, higjienike dhe veshmbathje në këto vlera financiare:

SHARRI SH.P.K- 4700 €

ATC SH.P.K – 1000 €

Ordinanca Beby- 1000 €

Barnatore Dea- 1000 €

Jora Center- 1000 €

Al Trade Holding- 500 €

Fer Petrol – 500 €

Aktiv- City Grill- 500 €

NT Nazifi- 500 €

Mjellma- 400 €

Hajdini Comerc- 300 €

Ibrahim Kurrumeli- 200 €

Haxhi Lladrovci- 200 €

Internistika – 200 €

Loni Sh.P.K- 150 €

As Market- 150 €

Vellezërit Shala- 150 €

AS HOTEL KOMORAN- Ofron hotelin në dispozicion për disa familje

ANA BENZ- Ofron hotelin për 120 persona për strehim

Agim Shala Graniti- 1 shtëpi me 13 dhoma në Golem

Selim Sylkaj- 1 shtëpi, 3 dhomëshe për familje

Ndërsa, për transportin e këtyre ndihmave do të kujdeset Doni Term, Progresi dhe autoshkolla “Instruktori”

Ndryshe, edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar sot në mënyrë unanime për ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri. Përveç Prishtinës edhe Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka ndarë 20 mijë euro për ta ndihmuar Shqipërinë. /21Media