Edhe sot mot me vranësira e pa të reshura

Temperatura minimale deri në -4 gradë

Zona anticiklonike edhe më tej po vepron mbi rajonin tonë, kështu edhe sot pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme dhe pa të reshura. Në viset e ulëta do të ketë mjegull, kurse në ato kodrinoro-malore do të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të sillën në mes minus 4 e 2 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Në ditën e dytë të fundjavës, do të ketë më shumë vranësira, kurse temperaturat do te jenë të përafërta me sot, ato do të sillën në mes minus 3 e 2 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike edhe në pjesën e parë të javë së ardhshme, parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat hove-hove do të jene më të theksuara. Në ultësira pritet të ketë mjegull e cila mund të qëndrojë gjatë. Temperaturat në mëngjes do të sillën në mes minus 7 e minus 4 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 1 e 4 gradë Celsius.

Vlera e cilësisë së ajrit, kryesisht, do të jetë e pashëndetshme./21Media

Back to top button