IPK rekomandon suspendimin e një togeri të Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës(IPK) njofton se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, nën dyshimin se ai ka manipuluar orët shtesë të punës.

Kjo vepër sipas IPK-së shkon në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim
Po ashtu IPK njofton se do të jenë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin dhe pritet marrja e veprimeve të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit./21Media

Back to top button