Ekipi negociator sot në Bruksel takon Mogherinin

Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, do të takohen sot nga ora 10:00 me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.

Ky takim është vlerësuar më shumë konsultues sesa negociues.

Dialogu Kosovë-Serbi është momentalisht i ngrirë nga pala serbe, për shkak të taksës 100 për qind mbi mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Back to top button