Elezi: Rinumërimi pritet të përfundoj sot

Po vazhdon rinumërimi i 117 kutive me vota

Rinumërimi i votave për të cilat dje vendosi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po vazhdon dhe pritet që sot gjatë ditës të përmbyllet rinumërimi i 117 kutive, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me ndonjë ankesë të mundshme nga kandidatët për deputet apo subjektet politike garuese në zgjedhjet e fundit.

Back to top button