Emërohen anëtarët e rinj të bordit të Trepçës

Qeveria emëron anëtarët e rinj të Bordeve të Këshillit të Cilësisë dhe të Trepçës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Komisionit Rekomandues për emërimin e anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Trepçës i përberë prej gjashtë anëtarëve.

Anëtarët e rinj të bordit mbikëqyrës janë: Esat Peci, Feriz Fetahu, Xhafer Nuhi, Shyqeri Sadiku, Ardian Syla dhe Naser Peci.

Gjiganti metalurgjik Trepça, edhe pas 10 viteve të pavarësisë së Kosovës, nuk kishte arritur të rimëkëmbet për shkak të vakumit ligjor. Miratimi i Ligjit për Trepçën 16 muaj më parë, nuk ka mundur të zbatohet për shkak të mos përzgjedhjes së Bordit mbikëqyrës nga Qeveria, gjë që ka sjellë telashe të mëdha në funksionalitetin e saj.

I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës, që është bërë në vitin 1992, pati vlerësuar se potenciali material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë. Trepça sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve./21Media

Trepça 10 vjet pas pavarësisë me shumë sfida e vështirësi

 

Back to top button