Lidija pritet të sistemohet në shtëpi të pleqve

Lidija pritet të sistemohet në shtëpi të pleqve

Lidija 52 vjeçare nga Kumanova tha se tani është më mirë pasi që personat human i ndihmuan që të blejë barnat dhe tha se këto ditë ka dalë vetëm për ajër të pastër pasi e ndihmuan barnat.

“Po ja ku janë barnat, mund ti shihni, kam edhe magnezium edhe barna për këmbët i kam të gjitha. Kanë ardhur njerëz të ndryshëm më kanë ndihmuar personat që besojnë në Zot. Kanë ardhur më kanë pyetur se për çfarë kam nevojë”, deklaroi Lidija.

Përvec kësaj, raportimi i TV21 për këtë grua i solli edhe një të mirë. Atë e vizituan edhe autoritetet e qendrës sociale. Ata i thanë Lidijës të bëjë gati dokumentacionin që të vazhdojë të marrë ndihmë sociale.

“Po pasi ishit ju, erdhën tre zonja dhe më premtuan që të më gjejnë një dhomë tek shtëpia e të moshuarve. Po më mirë atje se sa këtu nëpër rrugë, atje më ndryshe ka edhe njerëz këtu e vetme jam atje do të mund të bisedoj me njerëz është më ndryshe”, tha ajo.

Njerëz human Lidijës i kanë paguar edhe qiranë për një muaj dhe i kanë blerë ushqime. Ajo i falënderoi të gjithë, raporton TV21./21Media