Ahmeti: Jemi forca e dytë politike në vend! Kemi fituar 19-20 deputetë!

Nga ky cikël dalim me 19 mandate, sipas përllogaritjeve që i kanë bërë ekipet e punës, ka mundësi që të lëvizet edhe nga mandati i 20-të, tha mes tjerash kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21.

Ahmeti tha se Fronti Europian është forca e dytë në shtet.

“Jemi forca e dytë politike në shtet, Fronti Europian. Me një dallim me oponentin, realisht ne oponent kryesor e kemi pasur VMRO-në, sepse VMRO-ja e ka ndihmuar shumë VLEN-in, por dallimi është mbi 30.000 vota mes Frontit Europian dhe VLEN-it”, tha mes tjerash Ahmeti./tv21.tv

Back to top button