“Fjala” përfundon listën me kandidatë për deputetë

Kjo parti garon me 110 kandidatë

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë FJALA që u mbajt sonte, përfundojë përzgjedhja e kandidatëve për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Qershorit.

“Lista përbëhet nga 110 kandidat nga tërë territori i Republikës së Kosovës dhe nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Sipas tyre pjesë e listës janë kandidatët me vlera të larta morale, intelektuale dhe profesionale.
Ata njoftuan se publikimi i listës me kandidat për deputet do të bëhet në ditët në vijim pas çertifikimit nga KQZ./21Media

Back to top button