Kuptoni plotësisht opsionet tuaja dhe atë që dëshironi të bëni

Kuptoni plotësisht opsionet tuaja dhe atë që dëshironi të bëni

Një biznes anësor mund të jetë rrjedha e dytë e të ardhurave tuaja ose rrjeti juaj i sigurisë, varësisht se si po funksionon Plani A.

Pavarësisht se a punoni me orar të plotë në një punë ose po provoni të lansoni biznesin tuaj, nëse mbani këto katër këshilla në mendje, ju gjithmonë do të keni një Plan B për t’u mbështetur në të ose të veproni kur jeni të gatshëm.

Definoni qartë atë që dëshironi të bëni

Hapi i parë i vendosjes së një Plani B është të kuptoni plotësisht opsionet tuaja dhe atë që dëshironi të bëni. Pastaj, fokusohuni në atë gjë të cilën dëshironi t’a bëni me të vërtetë dhe zbuloni sa më shumë informacione që është e mundur. Sapo të keni të gjitha informacionet e nevojshme, krijoni një kohështrirje të gjërave që duhet t’i bëni dhe një plan veprimi i cili përputhet me punën tuaj aktuale.

Menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efikase

Punoni më me zgjuarsi, jo më shumë. Duke menaxhuar kohën tuaj në mënyrë efikase, ju mund të bëheni më të suksesshëm në pozitën tuaj aktuale dhe më kreativë kur është fjala tek Plani juaj B. Pavarësisht se sa e zënë është dita juaj e punës, është e rëndësishme të mos humbisni pamjen e detyrave të cilat duhet t’i përfundoni. Bëni prioritet detyrat tuaja, monitoroni orarin tuaj, shikoni qëllimet dhe bëni pushime të shpejta kur është e nevojshme. Nëse e dini se si definoni suksesin, ju atëherë mund të vendosni nëse qëllimet tuaja po arrihen.

Kujdesuni për veten

Ju mund të sakrifikoni gjumin tuaj duke u përpjekur të përmbushni më shumë, por do të bëjë më shumë dëm se sa të mira. Shtatë deri nëntë orë gjumë në natë lejojnë që trupi dhe mendja të funksionojnë mirë. Një sasi e duhur e pushimit gjithashtu mund të rezultojë në memorie të përmirësuar, nivele të ulëta të stresit, peshë më të shëndetshme dhe jetë më të gjatë.

Bëhuni real me veten dhe të tjerët

Kur mund të përdorni ndihmë nga shokët dhe familja juaj, kërkojeni atë. Është e vështirë të ndërtoni një biznes vetëm. Veçanërisht si një ndërmarrës, ju keni nevojë për një sistem të mirë të mbështetjes. Nëse Plani juaj fillestar A nuk funksionon, gjithmonë keni mundësinë për të ndryshuar drejtimin. Nëse Plani juaj B funksionon, mrekullueshëm! Vazhdojeni biznesin tuaj anësor dhe merrni vendimin se a duhet të mbani biznesin si punë të dytë apo me orar të plotë.

Ju nuk keni nevojë të përdorni të gjitha këto ide, por këto do ju ndihmojnë të bëheni më produktivë dhe në fund të zvogëloni stresin. Kur është fjala tek krijimi i një Plani B, ndryshimi i rutinës tuaj është shpesh më i lehtë të thuhet se sa të bëhet. Por me ushtrime dhe vendosmëri, ju do të jeni në gjendje të tejkaloni çdo pengesë dhe të krijoni një plan të suksesshëm biznesi.