Zhduket një grua në Vushtrri

Një burrë ka raportuar se me 23 prill rreth orës 18:15 nga shtëpia është larguar një grua dhe deri më tani nuk dihet për vendodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më 23.04.2024 rreth orës 18:15 nga shtëpia është larguar viktima femër kosovare dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia rastin e ka cilësuar “Person i zhdukur” dhe është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button