Grabitje e armatosur në Ferizaj

Një market në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj u bë cak i grabitësve në mbrëmjen e së hënës.

Viktima ka raportuar në Polici se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes.

Pasditen e së hënës ka ndodhur edhe një grabitje tjetër në një institucion mikrofinanciar në lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë. Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucioni financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave. 

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rastet janë duke u hetuar./21Media

Back to top button