Grabitje në Fushë Kosovë

Grabitësi e kishte goditur viktimën në kokë

Një rast i grabitjes është shënuar mbrëmë rreth orës 19:30 në Fushë Kosovë.

Viktima ka raportuar në polici se i dyshuari e ka goditur në kokë dhe ia ka grabitur 300 euro.

“Viktima mashkull K/Romë ka raportuar se deri sa ka qenë në këmbë duke shkuar në shtëpi në rrugë i kishte dal i dyshuari mashkull K/Romë dhe sipas tij e kishte goditur në kokë dhe me dhunë ia kishte marrë 300(treqind) € dhe kishte ikur në drejtim të panjohur”, ka bërë të ditur policia.

Sipas viktimës, i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij.

I dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është gjetur në shtëpi.

Sipas policisë rasti mbetet nën hetime./21Media

Back to top button