Greqia miraton marrëveshjen e Prespës

Me 153 vota pro u miratua Marrëveshja e Prespës

Parlamenti grek i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e miratuar me 153 vota pro.

Votimi i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.

Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Gjatë ditëve të debatit, para Parlamentit u mblodhën mijëra protestues të cilët janë përleshur me policinë. Për këtë, rreth 1,500 forca policie janë dislokuar në rrugët e Athinës. Herët të enjten, mbështetësit e Partisë Komuniste Greke mbuluan me dy flamuj gjigantë muret e Akropolit./oranews

Back to top button