Hakohen Bitcoina në vlerë mbi 60 milionë dollarë

Dyshohet se është punë e brendshme e kompanisë

Shërbimi i gërmimit ‘Nicehash’ raportohet të jetë hakuar të enjten, ndërsa shuma e vjedhur është mbi 60 milionë dollarë.

Kompania ka publikuar një deklaratë, ku ndër tjerash ka treguar se janë duke e hetuar rastin në bashkëpunim me autoritetet relevante.

Por, skeptikët thonë se e tërë kjo ka mundur të jetë punë e brendshme, sepse, sipas tyre, aksionar i ‘Nicehash’ është Martin Skorjanc, babai i Matjaz Skorjanc, i cili ishte arrestuar më parë për krime kibernetike nga policia sllovene me ndihmën e FBI-së.

Për këtë ai kishte mbajtur burg sepse kishte shpërndarë një virus në mbi 13 milionë kompjuterë anë e mbanë botës.

Dhe, duke marrë parasysh të kaluarën kriminale, përdoruesit e këtij shërbimi për shitblerjen e kriptovalutave të tyre nuk e përjashtojnë mundësinë se e tërë kjo ka mundur të jetë punë e brendshme!

Back to top button