Lansohet projekti për përmirësimin e mjedisit afarist për komunat e Kosovës

USAID dhe Instituti Riinvest kanë lansuar sot projektin “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë – MCI”

Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha lansimi i indeksit të konkurrueshmërisë do të ndikojë në përmirësimin e informimit për bizneset në Kosovë dhe do të mundësojë që në mënyrë krahasimtare të analizoj mjedisin e biznesit në komunat e Kosovës kështu duke nxitur konkurrueshmëri në komuna.

“Lansimi i fillimit të punës së indeksit janë mjet i rëndësishëm i luftimit të korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes dhe krijimin e një mjedisi më miqësor afarist.”, tha ai.

Drejtori i USAID-it James Hope tha se indeksi i konkurrueshmërisë ka të bëjë me qeverisje të mirë në të gjitha komunat dhe është dëshmuar si mjet efektiv.

Hope tha po ashtu se indeksi komunal i konkurrueshmwrisw është shkop matës që tregon përmirësimin e mjedisit afarist dhe një gjë tjetër me rëndësi është se i përfshin 38 komuna të Kosovës dhe vet fjala konkurrueshmëri nxit një garë në mes të gjitha komunat.

Indeksin komunal të konkurrueshmërisë, Hope e konsideroi si n një vegël të vlefshëm për t’i këmbyer praktikat më të mira dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat qs ballafaqohen komuna

Back to top button