Haradinaj  ka shkruar se “do ta bëj të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi

Haradinaj  ka shkruar se “do ta bëj të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi

Lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook, duke falënderuar votuesit e tij, ka shkruar se “do ta bëj të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e përcaktim për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Te nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar votuesit e mi!

Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap! Nga zemra Ju faleminderit!

Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.

Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e percaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët! Na priftë e mbara! RH