Haradinaj thotë se taksa do të jetë në fuqi deri të arrihet marrëveshja

Haradinaj thotë se taksa do të jetë në fuqi deri të arrihet marrëveshja

Pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se taksa 100% ndaj produkteve serbe është ende në fuqi.

Ai tha se me Kossnet kanë biseduar rreth dialogut me Serbinë. “Biseda ka qenë dialogu, zhvillimt rreth dialogut të ndërlidhura edhe me taksën e vendosur nga institucionet e Kosovës edhe t’i quaj ashtu mundësitë për të ardhmen që me mbërri deri të një avancim në dialog, kjo ka qenë biseda nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ka qenë një bisedë e mire”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se edhe Qeveria e Kosovës ka dëshirë ta heq takën.

E synojmë heqjen e taksës edhe për shkak se është sygjerim i vendit tonë aleat Amerikës , edhe pse e ndërlidhim heqjen e takës me një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për njohje, pra edhe ne kemi dëshirë dhe synojmë sa më shpejt me e heq, e kishim heq sot ju siguroj, sikur të mbërrijshim një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje recipreoke.”, deklaroi Haradinaj.

Takimi mes Haradinajt, Kossnet dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli është zhvilluar pa praninë e mediave në kabinetin e këtij të fundit.

Veseli pas takimit ka thënë  se vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Kujtojmë se pas fushatës së Serbisë për mos anëtarsimin e Kosovës në Interpol, Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018, kjo taksë ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete. Kundër kësaj takse janë shprehur Bashkimi Evropian e po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media