Haradinaj: Duhet të jemi bashkë

Haradinaj: Duhet të jemi bashkë

Edhe pse e dorëzoi detyrën e udhëheqësit të Qeverisë, Ramush Haradinaj mendjen ende e ka në punët e ekzekutivit.

Mëngjesi i sotëm, kreun e AAK-së e gjeti duke shkruar letër për kryeministrin Albin Kurti.

Ai i rikujtoi Kurtit sakrificat që bëri, përfshirë këtu burgun, duke i thënë se “mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur”.

Haradinaj e luti Kurtin që të mos e largojë taksën ndaj Serbisë.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”. Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku”, shkroi Haradinaj.

Ai në fund theksoi se “në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje”./21Media