Istogu pa energji elektrike, pa mësim dhe shumë dëme materiale

Komuna dhe KEDS-i në terren

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Komunën e Istogut.

Zyrtarja për Informim në këtë komunë, Jeta Balaj, tha për rtv21.tv se ekipet e komunës janë në terren për të evidentuar dëmet. Shumë fshatra sipas saj, janë pa energji elektrike, mirëpo fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar deri më tani.

Balaj njoftoi se shkak i kushteve atmosferike, shkollat në Istog nuk po zhvillojnë mësimin, dhe ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër të kryetarit Haki Rugova.

Shkaku i erërave të forta edhe KEDS-it i doli punë në Istog. Zëdhënësi Viktor Buzhala tha për rtv21.tv se ka një numër të madh të shtyllave të thyera, përçuesve dhe materialeve tjera në rrjetin distributiv.

Ekipet e KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren duke i sanuar prishjet, pra po bëjmë maksimumin që konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Buzhala./21Media

Back to top button