Haradinaj: S’kemi komunikim me Vetëvendosjen

Haradinaj mohon të jetë takuar me Kurtin

Mandatarit Albin Kurti i kanë mbetur edhe 13 ditë  deri në përfundim të afatit ligjor kur ai duhej të prezantojë Qeverinë e re.  Edhe pse tash e tre muaj nuk ka arritur të bëjë koalicion me LDK-në,  Kurti ende nuk ka trokitur as në dyert e partive të tjera për të marrë mbështetje për formimin e Qeverisë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë komunikuar me Vetëvendojsen për formimin e qeverisë., raporton rtv21.tv

E po ashtu ai deklaroi se nuk është takuar as me Liderin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje. Nuk jemi takuar as me përfaqësues të LDK-së”, tha ai.

Ndërkohë, që dy partitë e dala të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, kanë përmendur si alternativë edhe zgjedhjet e reja, Haradinaj u shpreh kundër tyre. Sipas tij,  kjo do të dëmtonte Kosovën./21Media

Back to top button