Haxhiu i kundërpërgjigjet PDK-së rreth deklaratave ndaj Konjufcës

Haxhiu i bën thirrje Gjykatës që ta trajtojë sa më shpejt padinë ndaj Thaçit dhe Veselit

Akuzave të PDK-së se,  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me heshtje po mbron organizatën Syri i Popullit, i është përgjigjur deputetja e VV-së Albulena Haxhiu.

Ajo i ka bërë thirrje Gjykatës që ta trajtojë sa më shpejt padinë e Vetëvendosjes për shpifje kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së.

“Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.
Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit.”, thuhet në reagimin e Haxhiut.

Ajo tutje deklaratat e Grupit parlamentar të PDK-së i ka quajtur si përpjekje të dështuara për ta njollosur figurën e Glauk Konjufcës./21Media

Back to top button