Hetuesit: “Zjarri është shkaktuar nga një defekt në një frigorifer”

Shpërthimi i zjarrit në kullën Grenfell në Londër

Zjarri që përfshiu kullën Grenfell në Londër, duke shkaktuar vdekjen e së paku 79 personave, kishte filluar në një frigorifer të firmës Hotpoint, përpara se të përhapej në veshjen e “djegshme” të ndërtesës”, kanë gjetur hetuesit.

Zyrtarja e departamentit të detektivëve, nga policia metropolitane, Fiona MekKormak, tha se modeli Hotpoint FF175BP nuk ishte subjekt i ndonjë tërheqjeje të mundshme të prokuktit dhe se janë duke u zhvilluar bisedime me prodhuesin. Qeveria ka urdhëruar “një ekzaminim të menjëhershëm” të njësisë prë të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe nëse është e nevojshme ndërmarrja e ndonjë veprimi të mëtejshëm, shkruan rtv21.tv

“Në këtë fazë nuk ka asnjë arsye specifike për konsumatorët që ti fikin frigoriferët e tyre, në pritje të hetimeve të mëtejshme”, tha Mek Kormak.

Grek Klark, sekretari për biznes, tha se siguria e konsumatorëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër dhe shtoi se pajisja i është nënshtruar një testi të menjëhershëm dhe rigoroz për përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se një banor i ndërtesës 24 katëshe u kishte thënë fqinjëve të tij se frigoriferi në banesën e tij kishte “shpërthyer” ndërkohë që po i alarmonte ata për ndezjen e zjarrit që shumë shpejt përfshiu gjithë ndërtesën 24 katëshe.

Sipas dektektives Mek Korman, subjekt i testeve do të jetë edhe veshja e instaluar në pjesën e jashtme të ndërtesës Grenfell vitin e kaluar me qëllim të përmirësimit të izlolimit dhe të pamjes së saj, ndërkohë që testet fillestare të këtyre pllakave kanë dështuar ti përmbushin standardet e sigurisë.

Gjithsesi hetuesit kanë parlajmëruar se hetimet siç thanë “ të vështira dhe shqetësuese” brenda kullës Grenfell mund të mos përfundojnë deri në fund të vitit./21Media

Back to top button