Shpezëtarët vazhdojnë me pakënaqësitë!

Shoqata e Shpezëtarëve takohet me ministren në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës u takuar me ministren në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Në këtë takim u  diskutua për pakënaqësitë e fermerëve për importin e vezëve nga Shqipëria që shiten me çmim të lirë në tregun e Kosovës dhe të cilat dyshohet se janë vezë industriale me afat të skaduar për konsum final.  Fermerët kërkuan nga ministrja në detyrë Bajrami që të ndërmarrin masa antidamping, sepse sipas tyre ka shkelje të marrëveshjes së CEFTA me Shqipërinë./21Media

 

Back to top button