Kanada rrugës për legalizimin e marihuanës

Një javë para datës 20, që njihet si festë për përdoruesit e marihuanës Kryeministri Justin Trudeau veçse u ka dhënë përdoruesve të marihuanës arsye për të festuar

Ai paraqiti një ligj që do të legalizonte mariuhanën plotësisht, duke bërë Kanadën vetëm vendin e dytë në botë që legalizon plotësisht përdorimin e marihuanës.

Por pas vendimit nuk do të zgjidhen të gjitha çështjet menjëherë, pasi 10 provincat e Kanadasë do të duhet të vendosin se si do shesin këtë lloj droge në territorin e tyre, shkruan rtv21.tv.

Kanada ka ndaluar ligjet kundër marihuanës në vitet e fundit, mirëpo legalizimi i plotë do të ishte një hap i madh për shtetin, pasi raportohet se do t’i sillte përfitime vjetore Kanadasë rreth 5 miliardë dollarë.

Trudeau insiston se legalizimi i marihuanës nuk ka për qëllim përfitimin shtetëror, por zvogëlimin e përdorimit tek të miturit si dhe ndalimin e përfitimeve të shpërndarësve ilegalë të kësaj substance./21Media

Back to top button