Kaspaolli: Vjosa dhe Lumiri e kanë “shpëtuar” njëri-tjetrin, jo LDK-në

(Lajm i përditësuar)
Analisti politik Gezim Kaspaolli, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe listën zgjedhore të kësaj partie.
Sipas tij, raporti mes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut nuk është udhëhequr nga interesat partiake.
“Fakti që Lumiri e ka marrë, Vjosa ka qenë çështje e shpëtimit dhe e të dyve që Vjosa ta shpëtojë Lumirin dhe Lumiri ta shpëtojë Vjosën, s’ka pasur interes partiak”, tha Kaspaolli.
Ai shtoi se brenda partisë Abdixhiku ushtron ndikim të madh.
“Lumiri ushtron pushtet brenda partisë”, deklaroi ai.
Kasapolli: Pushteti do që lajmet të nisin me “Mirëmbrëma kryeministër”
Analisti politik Gezim Kasapolli ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me mediat, duke thënë se ato pasqyrojnë mënyrën se si pushteti do të dëshironte të kontrollonte raportimin dhe qasjen e mediave.
Në “Click” të RTV21, Kasapolli iu drejtua kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me fjalët: “Ku është kamera, mirëmbrëma kryeministër?”, duke thënë se pikërisht kjo do të ishte mënyra se si pushteti do të dëshironte të fillonin emisionet dhe lajmet.
“‘Ku është kamera më mirë kryeministër?’. Pikërisht kjo është mënyra që ky pushtet do të donte të fillonin emisionet dhe lajmet. Kjo është mënyra se si ky pushtet do të donte t’i drejtoheshim atij, me përkulje”, deklaroi Kasapolli.
Ai shtoi se zhvillimet e fundit janë reflektim i paralajmërimeve që, sipas tij, janë bërë prej kohësh për kulturën politike që po instalohet në vend.
“Kjo që ka ndodhur sot është reflektim i asaj që ne kemi paralajmëruar që nga fillimi i kësaj monokulture politike, e cila bazohet në parime të shekullit të kaluar dhe në sisteme që kanë mbijetuar në vende si Koreja e Veriut, Rusia apo Bjellorusia. Paralajmërimet tona nuk hasën në mirëkuptim deri në momentin kur, fatkeqësisht, kjo po prek dikastere të caktuara”, tha Kasapolli në “Click” në RTV21.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?