“Ndjehem sa mashkullor aq femërore” thotë Demi pasi u deklarua se i përket gjinisë asnjënëse

“Nuk identifikohem as si grua as si burrë, nuk identifikohem si asnjëra”, tha Demi
Muaj më parë, këngëtarja Demi Lovato bëri të ditur lajmin se të gjithë duhet ta identifikojnë me “ata”, jo “ai” apo “ajo”, pasi ajo i përket gjinisë asnjënëse.
Demi foli për eksperiencën e deritanishme, që nga koha kur tha se nuk dëshiron që njerëzit ta identifikojnë në gjini.
“Mënyra si e shpjegoj se jam në gjininë asnjënëse të njerëzit ose jam pa gjini është shumë personale për mua. Nuk mund t’i tregoj gjithkujt eksperiencën time. Kuptova se jam e barabartë, ndjehem sa mashkullor aq femërorë. Enërgjia mashkullore dhe femërore e imja janë të barabarta aq shumë sa mund të vesh një fustan dhe taka tani, por nuk do të identifikohem si grua apo si burrë, nuk identifikohem si asnjëra”, tha artistja.
Kujtojmë se, lajmi që dha Lovato bëri bujë në media, gjithashtu e njëjta tha se nuk dëshirojnë që njerëzit t’i keqkuptojnë gjërat, veçse ajo ndihet më mirë në gjininë asnjënëse./21Media

Back to top button