Ilir Meta padit në SPAK ministren e Drejtësisë

“U përfshi në kapjen e “Kushtetueses” të japë dorëheqjen”

Pas paralajmërimit se do të denonconte të tjerë persona të përfshirë nga mazhoranca për grushtin e shtetit, presidenti Ilir Meta ka njoftuar së në SPAK do të çohet një padi ndaj Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kreu i Shtetit kërkoi dhe dorëheqjen e saj, pasi e akuzon për përfshirje në atë që e quan tentativë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

 

“Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti bazuar mbi provat e bërë publike ditën e djeshme që do ti dorëzohen SPAK rezulton të jetë përfshirë drejtpërdrejt ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, por edhe funksionarë të lartë të këtij institucioni në varësi të saj për llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese duke përvetësuar  në mënyrë mafioze një kompetenca që Kushtetua ia jep Presidentit”, tha Meta.

I menjëhershëm ishte reagimi i Gjonaj, e cila shkruajti se Kreu i Shtetit ka në dorë vetëm shkarkimin e tij.

Back to top button