Imet Rrahmani nuk pajtohet me “largimin” nga Kuvendi

KQZ-ja raportoi dje se Rrahmani ka humbur vendin në Kuvend pas rinumërimit të votave

Ministri në ikje i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili fillimisht ishte raportuar nga ana e KQZ-së se ka fituar mandatin e deputetit, dje pas rinumërimit të disa kutive ka kuptuar lajmin se ka humbur ulësen, pasi që ka pasur vota më pak se bashkëpartiaku i tij, Naser Osmani.

Rrahmani sot ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar sqarime nga KQZ-ja për ndryshim e bërë.

“Jemi të brengosur dhe kemi dyshimet tona për ndryshimin që ka ndohur me rastin e shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së. Konsideroj se është bërë një shkelje e rënd e rezultatit zgjedhor sepse ndryshimi që ka ndodhur nuk bazohet në rezultatin real të rinumrimit. Nga ajo që shihet në dokumentet e publikuara nga KQZ, rinumrimi i votave ka sjell uljen e votave për kandidatin direkt konkurent për tri vota, a në anën tjetër numri i votave të mia nuk ka ndryshu. I bëjë pyetje publike KQZ-së, si ndodhi që të shtohen votat për kandidatin tjetër kur rinumrimi ka konfirmu zbritje? Si duket emri im nuk qenka i përshtatëshëm per zhvillimet pasuese te mundëshme dhe pazaret eventuale, por si do qe te jete une perfaqesoj nje reth të madh votuesish të devotshëm të LDK-së, te cilet vlersojnē punën time profesionale dhe te ndershme si mjek, politikan, nënkryetar i LDK-së në Gjilan e minister i shëndetësisë”, thuhet në reagimin e tij në facebook.

Po ashtu në reagim thuhet se ai nuk dëshiron  të besoj se nje proces i shenjtë demokratik siq eshte vota e qytetarit, mund te shtrembërohet e keqëpërdoret.”Bashkë me ekipin tim nuk do lëme gurë pa levizur! Unë do të ushtroj ankesë në afatet ligjore dhe do të luftoj deri në fund që të zbardhet vullneti i qytetarëve i shprehur me votë ditën e zgjedhjeve, sepse vendosja e drejtësisë shkon edhe në dobi të partisë. Kështu si është as LDK-së nuk i bënë nderë”, thuhet në postim./21Media

Back to top button