Trump i ofron evropianëve gazin dhe armët amerikane

Samiti i Iniciativës “Tri Detet”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përshëndeti sot në samitin e Iniciativës Tri Detet në Varshavë këtë përpjekje të Polonisë dhe Kroacisë për lidhjen tregtare dhe ekonomike të 12 shteteve të Evropës Qendrore dhe ju bëri thirrje atyre që të blejnë gazin amerikan dhe nëse vendosin të furnizohen me armatim, ti japin prioritet armëve amerikane.

Presidenti amerikan me këtë rast tha se Uashingtoni nuk do të shfrytëzoi kurrë burimet energjetike, për të detyruar shtetet tjera të bëjnë gjëra të ndryshme dhe tha se Amerika do të jetë një partnere e besueshme gjatë eksportit dhe shitjes së gazit kualitativ amerikan.

Trump sot u takua me presidentët e tri shteteve të Baltikut, me ata të shteteve anëtare të Katërshes së Vishegradit, si dhe me Presidentët e Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Siç lavdëroi gazin amerikan, Trump lavdëroi edhe armatimin amerikan dhe ju bëri thirrje udhëheqësve evropianë se nëse vendosin të blejnë pajisje ushtarake, atëherë ti japin prioritet armëve amerikane.

Nikoqir të samitit të Iniciativës Tri Detet ishin Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button