Ish-ushtarja e UÇK-së ftohet nga Specialja

Specialja dërgoi ftesat e parë në fillim të dhjetorit

Gjykata Speciale në fillim të dhjetorit dërgoi ftesat e para për disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I pari që pranoi ftesë nga Gjykata Speciale është komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Pas Mustafës, pasuan ftesat edhe për Sami Lushtakun (Zona Operative e Drenicës), Sokol Dobrunën (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Nazif Mehmetin (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit), Remzi Shalën, (komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”), e disa të tjerë.

Ftesë nga Specialja ka marrë edhe një ish-ushtare e UÇK-së, Raimonda Rreci, gjë të cilën e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook.

“Me siguri e keni kuptuar ne baze te reagimeve te mija megjitheate le te mbetet si njoftim ky shkrim. Qe nga fillimi i muajit Dhjetor ( rreth dates 5 ) edhe emri im eshte i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages”, ka shkruar Rreci në Facebook.

 

Ajo shkroi se nuk ka plane të mos i përgjigjet gjykatës, pavarësisht se në çfarë cilësie është ftuar.

“Ju falemnderit te gjitheve per perkrahjen qe jeni duke me dhene si permes mesazheve ne media sociale apo edhe telefonatat e panumerta qe kur e bera publike ate njoftimin per ftese. Po me pyesni ne cfare cilesie jam e ftuar ? Ne email por edhe permes kerkeses qe i eshte derguar departamentit te shtetit ketu ne Amerike, realisht nuk ceket se ne cfare kategorie dhe per kete jane duke u marre qeveria Amerikane me gjykaten specjale. Ne telefonaten qe kisha me zonjen Macgregor me date 04.12.2018 me tha se jam duke u cilesuar si deshmitare. Ishte kerkesa ime qe rasti te dergohej permes organeve zyrtare keshtu qe mbetet te presim per informata te metutjeshme. Nuk kam plane te mos i pergjigjem gjykates pa marr parasyshe se ne cfare cilesie. Nuk kam asgje te fsheh, mbase deklaratat e mia nuk do ju pelqejne por une do i pergjigjem. Mbetem krenare me luften tone, ne nuk bem asgje me shume se mbrojtem pragun e deres.”, ka shkruar Rreci.

Zyra e Prokurorit të Specializuar merret me hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave tjera penale, në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, në të cilin thuhet që gjoja se krimet i kanë kryer pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë periudhës 1998 deri në vitin 2000./21Media

Back to top button