Ismaili tregon sa janë bërë pagat për profesionistët shëndetësor

Sipas tij, kjo është rritja më e madhe e pagave në 20 vjetët e fundit

​Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një fotografie të publikuar në Facebook ka treguar rritjen e pagave së profesionistëve shëndetësor.

Sipas tij, në dekadën e re të shëndetësisë është bërë rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vjetët e fundit.

Në këtë fotografinë e publikuar nga ministri shihet se paga më e madhe është ajo e mjekëve specialistë, e cila është rritur prej 661 eurove në 1195 euro. Kurse, paga më e vogël ësht e infermierëve, e cila është rritur prej 377 eurove në 525.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë përmes ligjit të ri për pagat, profesionistëve shëndetesor u është bërë rritja më e madhe e pagave që është bërë ndonjëherë.

Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Albatrit Matoshi dje në një intervistë për rtv21.tv është shprehur se rritja që i është bërë së fundmi sektorit shëndetësor është më e madhja se në secilin sektor, andaj ka thënë se kjo rritje duhet të respektohet.

Kujtojmë se, kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në javën shtatë të grevës, me kërkesën për rritje të koeficientit nga 5 në 10. /21Media 

Back to top button