Kadrijaj: Sylejman Selimit nuk po i lejohet tretmani shëndetësor

Time Kadrijaj ka thënë se në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut duke thënë se Sylejman Selimi nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut dhe rasti i fundit është i ish-komandnatit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor.

Ajo tha se ministria e drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, gjatë raportimit në komisionin ka thënë se Qeveria ka prioritet mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke thënë se pikërisht kur Qeveria thotë kështu, mu në atë sektor ka shkelje.

“Në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut, ne kemi pas shumë ankesa, në këtë rast kemi pas ankesa nga të burgosurit të cilët nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë të trajtohen sepse në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe meritojnë të trajtohen. Rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor”, tha ajo.

Back to top button