Nga sot Qendrat për Pajisje me dokumente punojnë me orar të rregullt

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpresë punën me orar të zgjatur nga dita e sotme.

Vendimi u mor bazuar në procesin e punës së departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marrë vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt.

Në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, më 11 maj 2024 dhe do të punohet nga ora 08:00-16:00.

Back to top button