Luftëanija amerikan lundron pranë ishullit “kinez”

Kina e quan këtë veprim si “provokim politik dhe ushtarak”

Anija luftarake amerikane Ju Es Es ka lundruar pranë ishullit Triton, që është pjesë e arqipelagut të Ishujve Paracel, ishuj këta që pretendohen si nga Kina ashtu edhe nga vende të tjera. Kina ka reaguar duke dërguar anije ushtarake dhe aeroplanë luftarakë në zonën në fjalë. Incidenti ndodhi vetëm disa orë para bisedës telefonike midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij kinez Ksi Jingping.

Mediat në Kinë raportuan se gjatë bisedës, presidenti kinez Jinping i tha presidentit Trump se “faktorë negativ” po ndikojnë në marrëdhëniet midis SHBA-së e Kinës. Ndërkohë sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me bisedën telefonike, dy liderët nuk kanë diskutuar mbi incidentin e fundit. Në vend të kësaj, sipas Shtëpisë së Bardhë, presidentët Trump dhe Jingping “riafirmuan angazhimin e tyre mbi çmilitarizimin e gadishullit korean.

Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi e kanë parlajmëruar Kinën kundër pushtimit dhe reklamimit agresiv të ishujve në ujërat e diskutueshme, por Pekini insiston se pretendimet ndaj ishujve në fjalë janë brenda të drejtave sovrane të tij./21Media

Back to top button