Kjo është shuma e mbledhur për fëmijët me autizëm nga shitja e librit “Kosova në 14 tregime kulturore – 2”

Autori i librit ‘Kosova në 14 tregime kulturore -2’, Arbër Selmani, ka njoftuar se nga shitja e këtij libri në këtë vit janë mbledhur 2318 euro e të cilat janë dhuruar donacion te Shoqata ‘Autizmi’.
“Sot e dërgova te Shoqata “Autizmi” – Prishtinë edhe donacionin e fundit për këtë vit, prej shitjes së librit tim të dytë. Gjithsejt, në tri donacione, janë mbledhë 2318 euro, për të cilat e falenderoj edhe i përulem secilit e secilës prej juve! PA JU nuk është e mundur as bamirësia, as blerja e librit, as kjo ndihmë. Paçit veç t’mira. Prej një thirrjeje times personale, veç për tri javët e fundit janë mbledhë rreth 500 euro. Po e falenderoj këtu, te ky donacioni i fundit, sidomos shoqen time Zana Hoxha e cila me ekipin e saj i kanë ble 20 kopje të librit këtë fundvit, dhe shoqen tjetër Rudinë Jakupi e cila poashtu i ka ble 5 kopje për veten dhe kolegët e saj. Jam tepër i nderum që më keni ndihmu prej marsit të këtij viti kur libri ka dalë në shitje”, thuhej në postimin në Facebook.
Tutje, Selmani tregoi se një vizitë Shoqatës i bëri edhe artistja, Dafina Zeqiri.
“Sot, për fatin e mirë, edhe këngëtarja e shoqja ime Dafina Zeqiri e vizitoi Shoqatën Autizmi. Dafina, shitjet fizike të albumit të saj të fundit i ka dediku për këtë shoqatë dhe mirëqenien e këtyre fëmijëve, dhe edhepse nuk më takon mu me e thonë, shuma që po dhurohet donacion prej Dafinës është përtej pritjeve e parashikimeve, e kjo më gëzon shumë. Dafina sot premtoi që nuk do të ndalet me kaq, dhe kjo ish dashtë me shërby si inspirim për çdo artist tjetër! Besa as unë nuk do të ndalem me kaq!”, shtoi Selmani./21Media

Back to top button