Kjo është teknika e grave aziatike për të pasur lëkurë të lëmuar

Me kalimin e viteve, lëkura bëhet më e hollë, humbet yndyrë dhe nuk duket aq e shëndetshme dhe e lëmuar si më parë . Venat dhe kockat mund të shihen më lehtë dhe gërvishtjet, prerjet ose gungat mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar.
Prandaj, është e nevojshme t’i drejtoheni rutinave të kujdesit që mbajnë lëkurë të shëndetshme, rinore dhe të lëmuar.
Një nga këto teknika, janë maskat e orizit, të përdorura shpesh nga gratë aziatike. Kjo metodë ndihmon në “mbylljen e poreve dhe zvogëlimin e linjave të shprehjes”.
Për ta përgatitur ju nevojiten: një lugë gjelle niseshte misri, një lugë miell orizi, një lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë qumësht.
Përgatitja dhe përdorimi:
1. Në një enë hedhim niseshtën e misrit, miellin e orizit dhe qumështin.
2. Përziejini derisa të krijohet një pastë homogjene.
. Shtoni mjaltin dhe përzieni sërish.
4. Lajeni fytyrën në mënyrë që përbërësit të depërtojnë siç duhet.
5. Aplikoni maskën me një furçë.
6. Lëreni të veprojë për 20 minuta.
7. Hiqeni me ujë të ngrohtë.
8. Aplikojeni tri herë në javë për të arritur rezultate të mira./21Media

Back to top button