Komandanti i FSK-së shpallet Qytetar Nderi i Mitrovicës

Rama tha se ndjehet i privilegjuar tej mase që qyteti i Mitrovicës e nderoi

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u shpall sot “Qytetar Nderi i Mitrovicës”.

Ky titull iu dha sot gjatë një seance solemne nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, në shenjë mirënjohjeje e respekti për kontributin e dhënë për Mitrovicën, Kosovën dhe çështjen kombëtare në përgjithësi.

Me rastin e shpalljes Qytetar Nderi, Rama tha se ndjehet i privilegjuar tejmase që qyteti i Mitrovicës e nderoi .”Jam i lumtur dhe i privilegjuar që qyteti i Mitrovicës më ka bërë këtë nder, ndërsa falënderoj familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët më mbështetën gjatë por edhe pas luftës”, ka thënë mes tjerash Rama.

Back to top button