KQZ: Rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve në Podujevë!

Hamiti: Me këtë trend nuk ka zgjedhje në Podujevë.-Daka: KQZ nuk mund të bart më përgjithësi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevë dhe se mosaprovimi i këtij buxheti rrezikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Këtë e bëri të ditur kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Yll Buleshkaj, gjatë mbledhjes së KQZ-së. Ndërkohë u tha se kjo e fundit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës 491 mijë euro për të dy raundet për këto zgjedhje, por që sot u bë e ditur se Qeveria nuk e ka miratuar këtë buxhet./21Media

 

Back to top button