Krasniqi “godet” Xharrën, Abdixhikun dhe Shalën

Besnik Krasniqi ka thënë se njerëzit e parealizuar ia kanë mësyer politikës.

Duke folur për aderimet e gazetarëve në parti politike, gazetari Besnik Krasniqi është ndalur më theks të veçantë të ish-gazetarja, Arbana Xharra, Blerim Shala dhe publicisti Lumir Abdixhiku.

Krasniqi në “Click” të RTV21 ka thënë se një nga aderimet më bombastike ka drejtuar një medium i cili që prej udhëheqjes së saj ka pësuar rënie, duke aluduar në Arbana Xharrën, shkruan rtv21.tv

Krasniqi po ashtu ka thënë se Blerim Shala i cili sot ka aderuar në PDK, kishte mbetur si jetim dhe se nuk kishte guxim të konkurronte i vetëm në zgjedhje. Krasniqi po ashtu tha se Shala gjatë dy mandateve të kaluarave ishte pjesë e PDK, pasi që sa ishte në opozitë AAK, ai bashkëqeveriste me PDK.

Kurse për aderimin e Lumir Abdixhikun në LDK, Krasniqi tha se ai e ka pasur shef kryeministrin në largim pasi që kryeministri është aksionar në Riinvest./21Media

Back to top button