Lyrical Son feston sot ditëlindjen

Rep-artisti, Lyrical Son feston sot ditëlindjen e 38-të, si një nga emrat më të njohur në estradë!
Përsa i përket jetës personale, artisti është i martuar me Gresën dhe tashmë janë bërë shtatë vjet nga martesa e tyre.
Çifti kanë dy vajza Evën dhe Erikën, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, përsa i përket jetës profesionale, projekti i fundit nga artisti është albumi ”Muzikë e Alltisë”, i cili është publikuar më 12 janar.
Artisti albumin e ka sjellur në bashkëpunim me reperin Mc Kresha.
Albumi përmban 11 këngë dhe prej tyre dy janë bashkëpunime. Një me këngëtaren Elvana Gjata, ndërsa bashkëpunimi tjetër është me reperin Ledri Vula./21Media

Back to top button