Sa qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë?

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 764 mijë e 421 doza të vaksinës.

Sipas MSH-së, deri më datë 27.01.2022, me dozën e dytë janë vaksinuar 803 mijë e 638 qytetarë. Ndërsa janë dhënë 68 mijë e 526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Dje në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese, porsa të kalojnë tre muaj pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Para deputetëve, Kurti ka bërë të ditur se 74 përqind e të të infektuarve nga korriku i vitit 2021 deri 25 janar 2022, kanë qenë të pavaksinuar./21Media
Back to top button