Kusari-Lila: Ndërtimet rreth Liqenit të Badovcit duhet të ndalen menjëherë
Reagon Kusari-Lila
Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të një projekti për ndërtimin e një lagje me shtëpi në afërsi të liqenit të Badovcit.
Ajo ka shkruar se në një shtet ku sundon ligji hapësirat e uzurpuara rreth liqenit lirohen.
“Duke shpresuar se njëherë do të jemi edhe ne shtet normal dhe duke mos dashur të shohim demolime të tilla, ndërtimet duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Më tej, ajo ka thënë se abuzimet në Kosovë me lumenj kanë eskaluar./21Media