Kush ka bërë pazar me emrin e Maqedonisë?!

Zaevi apo funksionarët e VMRO-DPMNE?

Han e nënçmoi Maqedoninë me atë që nuk e ka përdorur referencën e plotë – Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, por vetëm shkurtesën FYROM, thotë ish ministri për punë të jashtme Antonijo Milloshoski, anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, Maqedonia nuk është pjesë e NATO-s dhe BE-së vetëm për shkak të bllokimit nga pala greke, përkatësisht për shkak të çështjes së emrit, shkruan TV21.TV

“Akronimi është shumë më ofendues sesa referenca e plotë, për shkak se referenca e plotë e përmban në pjesën e dytë fjalën Republika e Maqedonisë, ndërsa në FYROM nuk përmendet fjala Maqedoni, andaj kjo gjë paraqet ofendim të rëndë”, tha Milloshoski.

Milloshoski shtoi se kjo gjë po ndodh pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev se ai do të ishte pajtuar nëse Maqedonia merr ftesë për anëtarësim në NATO, me referencën FYROM.

Para dy viteve, opozita e atëhershme LSDM-ja, publikoi biseda të përgjuara telefonike, në të cilët pohonte se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka bërë pazar me emrin. Sipas Zaev-it, Gruevski ka menduar që është e rrezikshme ta paraqes te qytetarët referencën “E Epërme” por pasi që kushëriri i tij, i cili në atë kohë ishte në krye të DSK-së, Sasho Mijallkov, ka vendosur të jetë “Maqedonia e Epërme”, kjo referencë u propozua edhe zyrtarisht.

Në vitin 2013 nga propozimet e Metju Nimicit, ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, si referencë për shtetësinë e propozon termin qytetarë të Republikës së Epërme të Maqedonisë apo qytetarë të Maqedonisë. Por që atëherë, negociatat me Greqinë mbetën të ngrira dhe larg publikut. Në takimin e fundit të kryeministrit Zaev dhe tre ministreve nga kabineti i tij, euro komisari Johanes Han pyetjes se a është e mundur Maqedonia të hyjë në BE me referencën “FYROM”, ai përsëriti që për hyrjen e një vendi në BE nevojitet vendim unanim nga të gjithë anëtarët, andaj duhet të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit. Ai vlerëson që opozita dhe pushteti duhet të punojnë bashkë për të arritur konsensus, që Maqedonia të ec përpara në rrugën drejt eurointegrimeve./21Media

 

Back to top button