Lëvizja me trotinete në modë por me rreziqe, vetëm mbrëmë katër të lënduar

Kohëve të fundit  është bërë pothuajse e zakonshme lëvizja me trotinete elektrike. Megjithatë edhe kjo mënyrë e udhëtimit nuk po kalon pa pasoja.
Siç bëjnë të ditur përmes një postimit në rrjetet sociale mjekët Lavdrim Agushi dhe Bensik Ibishi vetëm mbrëmë janë shkaktuar katër lëndime serioze nga trotinetet e vegjël edhe ata elektrik.
“19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze, 7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura , 21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve , 4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet.”, ka njoftuar në Facebook Ibishi e cili ka shpërndarë njoftimin e kolegut Agushi.
Andaj mjekët bëjnë apel sidomos prindërve që të shtojnë kujdesin te fëmijët kur ata lëvizin me trotinete./21Media

Back to top button